RTSH 24 Live

Politikë

Roland Bejko, emërohet drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër

26/01/2022

Roland Bejko, emërohet drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër

Roland Bejko, emërohet drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër. Lajmi është bërë i ditur nga Seketari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Zoti Bardhi ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark se Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik, i caktuar nga Lulzim Basha.

“Të nderuar Kryetarë,

 Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku. Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin informues të Bardhit.