RTSH 24 Live

Art

Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare

10/05/2023

Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare

Fituesi i çmimit Oscar ndau lajmin për herë të parë në një intervistë me ET Canada për të promovuar filmin e tij të ri, të quajtur " Për babain tim ".

De Niro ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, por është e paqartë se kush është nëna e fëmijës së tij të shtatë.

Aktori i "Godfather" tha gjithashtu se i pëlqen të jetë baba, duke thënë se ai beson në "të qënit i dashur me fëmijët" edhe nëse duhet të jetë "i ashpër për gjërat" ndonjëherë.

Aktori ka qenë i martuar më parë me Diahnne Abbott nga viti 1976 deri në vitin 1988 dhe janë prindër të dy fëmijëve Drena dhe Raphael.

Në vitin 1995 ai mirëpriti djemtë binjakë, Aaron dhe Julian, me të dashurën e tij në atë kohë, Toukie Smith.

Robert De Niro ishte gjithashtu i martuar më parë me Grace Hightower përpara se të ndaheshin në vitin 2018, dhe dyshja janë prindër të djalit Elliot dhe vajzës Helen Grace citon CNN.

/rtsh.al/