RTSH 24 Live

Greqi

Rinisja e mësimit në Greqi, 14 mijë nxënës dhe mësues rezultojnë të infektuar

10/01/2022

Rinisja e mësimit në Greqi, 14 mijë nxënës dhe mësues rezultojnë të infektuar

14 mijë nxënës dhe mësues rezultuan të infektuar me koronavirus, një ditë përpara rinisjes së procesit mësimor në Greqi, pas festave të fundvitit.

Autoritetet në Greqi kishin vendosur që me hapjen e shkollave, nxënësit dhe mësuesit të kryenin teste në shtëpi dhe të dhënat ishin me të vërtetë të frikshme. Problemi kryesor ishte që këta persona nuk e dinin që ishin të infektuar dhe qarkullonin lirisht në shoqëri.

E gjithë administrata arsimore, përfshirë nxënësit, do t’i nënshtrohet një testi të dytë të ri pasditen e sotme dhe pritet që numri i të infektuarve të jetë më i lartë.