RTSH 24 Live

Televizion

Rinisin Netët e Klipit Shqiptar

17/04/2021

Rinisin Netët e Klipit Shqiptar

Rinisin Netët e Klipit Shqiptar. Për plot 8 netë rresht, çdo të shtunë në orën 19 në Rtsh1 dhe çdo të mërkurë në orën 21 në Rtsh Muzikë. Ndërsa nata finale në 6 qershor, për të tretin vit radhazi në Ulqin. Ngjarja që kujton për të tetëmbëdhjetën herë mjeshtërinë e artit të të bërit jo vetëm muzikë, por edhe videoklip këngësh me 12 përbërës si; regji, fotografi, kostumografi, montazh, kamera etj nga të gjitha trevat shqipfolëse, parashikohet të vijë me një garë shumë të fortë të 48 videoklipeve, pasi viti pandemik që lamë pas në mungesë të eventeve muzikore live i dha përparësi më të madhe këtij zhanri krijimtarie.
Këtë vit panelet e diskutimit mbi problematikat e këtij zhanri, do të realizohen në hollin e TKOB, që e ka rikthyer me kohë publikun nëpërmjet videove në mungesë të shfaqjeve reale. 
Këtë vit, klipet konkuruese janëzgjedhur të paraqiten në formën e një klipi të madh udhëtues me makinat Retro të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor në bashkëpuni me Deliart Assocation. Kjo e fundit është ideatorja dhe mbështetesja e përhershme e zhvillimit të këtij festivali unik të videoklipit shqiptar.