RTSH 24 Live

Ekonomi

Rinis kërkimi i arit, jepet leja minerare 

21/11/2022

Rinis kërkimi i arit, jepet leja minerare 

Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë ka dhënë lejen minerare për kërkimin e mineralit të arit. 
Sipas njoftimit zyrtar zona ku do të përqëndrohet veprimtaria e kërkim – zbulimit ndodhet në Babje të Librazhdit. 
Vlera totale e investimit parashikohet në 40.12 mln lekë.

Kjo është hera e parë, pas shumë vitesh që jepet një leje minerare për kërkimin e këtij minerali. Paralelisht, me këtë procedurë është dhënë edhe një tjetër leje për kërkim – zbulimin e bakrit në zonën e Mirditës, si dhe një tjetrë leje për shfytëzim, për gurin gëlqeror.

Procedurat bazohen në planet minerare të miratuar në vitet e kaluar, por edhe në planin e ri për zhvillimin e sektorit 2022-2024. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm fokusohet kryesisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.

Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare. Një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.

Për këtë të fundit, planifikohet  dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit. Në krahasim me planin 2019 – 2021 ka një reduktim të zonave minerare, pasi plani për 3-vjeçarin që lamë pas përcaktonte hapjen e garave konkurruese për 78 zona  minerare, apo 16 më shumë se ai aktual.

 

/ rtsh.al /