RTSH 24 Live

Ekonomi

Rindërtimi në Shijak, po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente

24/09/2021

Rindërtimi në Shijak, po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimi në Shijak, që do të ofrojë falas për banorët 660 apartamente në 31 pallate. "Mirëmëngjes dhe me kantierin e Rilindjes së lagjes së re në Shijak, që do të ofrojë falas 660 apartamente në 31 pallate, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Shijaku është shndërruar i tëri në një kantier të madh, ku falë Programit të Rindërtimit, çdo lagje e rrënuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit po ringrihet nga themelet.
Pas ndërtimit të infrastrukturës së re të ujësjellës kanalizimeve, në Shijak po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente, që jo vetëm do ndryshojnë cilësisht jetën e familjeve të prekura nga tërmeti, po edhe vetë kushtet urbane të qytetit.

Në Shijak janë rreth 49.800 metra katrorë njësi vetëm për strehim dhe 25.200 të tjera janë ambiente ndihmëse që i shërbejnë të gjithë komunitetit.