RTSH 24 Live

Politikë

Rindërtimi, në datën 25 nëntor 1049 familje do të futen në shtëpitë e reja

25/10/2021

Rindërtimi, në datën 25 nëntor 1049 familje do të futen në shtëpitë e reja

Kur bëhen 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 1049 familje do të futen në shtëpitë e reja të rindërtuara pasi banesat e tyre u shembën nga tërmeti. Kështu bëri me dije ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili theksoi se në fund të shtatorit të vitit 2022 do të mbyllen të gjitha gjurmët nga tërmeti.

‘Janë 33 mijë familje që përfitojnë. Ai tha janë vetëm 10 pallate, jo janë mbi 50 dhe Durrësi është qyteti i parë që përfiton me të drejtë. Janë mbi 1049 familje që do të futen në shtëpi në datën 25 nëntor të këtij viti. Në fund të shtatorit të vitit tjetër kemi mbyllur gjurmët e tërmetit.’- tha Ahmetaj.