RTSH 24 Live

Sociale

Rindërtimi, IKMT shemb shkollën 9 -vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës

17/10/2021

Rindërtimi, IKMT shemb shkollën 9 -vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në kuadër të procesit të rindërtimit të institucioneve arsimore ka shembur shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, e cila do të rindërtohet me financimin e BE nëpërmjet programit EU4Schools, zbatuar nga UNDP. IMT e Bashkisë së Durrësit e ndihmuar nga policia bashkiake dhe reparti i zjarrfikësve shembën shkollën 9-vjeçare Eftali Koçi. Rindërtimi i shkollës dhe i kopshtit me të njëjtin emër do të fillojë menjëherë në të njëjtin vend. Pas ringritjes 500 nxënësit e kësaj shkolle dhe 35 fëmijët e kopshtit do të kenë ambiente të reja, komode dhe me standarde evropiane.