RTSH 24 Live

Kronika

Rindërtimi i zonës së "5 majit", banorët përplasen me policinë

19/01/2022

Rindërtimi i zonës së "5 majit", banorët përplasen me policinë

Data 19 Janar ishte afati i fundit, kur banorët e zonës “5 Maji” në kryeqytet, duhej të largoheshin nga banesat. Por, ata kanë refuzuar në mënyrë kategorike ta bëjnë këtë gjë pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.

Sot kur kanë shkuar fadromat e IKMT për të shembur shtëpitë ata janë përplasur me policinë. Fillimisht banorët bënë rezistencë duke u dalë përpara fadromave për  të penguar shembjet e banesave të tyre.  Megjithatë në fund u dorëzuan.

Pas përplasjeve, blutë kanë shoqëruar disa prej banorëve në polici.

Projekti prek banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8. Me vendim qeverie është vendosur që banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim përmes shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.