RTSH 24 Live

Ekonomi

Rindërtimi, 700 apartamente gati brenda nëntorit

14/10/2021

Rindërtimi, 700 apartamente gati brenda nëntorit

Zv.kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj deklaroi sot se 700 apartamente për 700 familje që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës do të jenë gati brenda muajit nëntor. Sipas tij, janë edhe 2 mijë shtëpi individuale që janë ndërtuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë gati. Këtu sipas tij përfshihen edhe grantet. Ahmetaj shpjegoi në Kuvend edhe vendimin e miratuar një ditë më parë në qeveri. Sipas tij, u vendos hedhja shortit për përfitimin e apartamenteve që do të shpërndahen për banorët e prekur nga tërmeti në zonat e urbanizuara.