RTSH 24 Live

Aktualitet

Rikualifikim tërësor i Kontrollit Teknik të DRSHTRR Gjirokastër, Rama: Kushte optimale pune e shërbimi për mbi 39 mijë shoferë

05/08/2022

Rikualifikim tërësor i Kontrollit Teknik të DRSHTRR Gjirokastër, Rama: Kushte optimale pune e shërbimi për mbi 39 mijë shoferë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR e Gjirokastrës e rikualifikuar tërësisht për më shumë se 39 mijë drejtues mjetesh të qarkut me 7 bashki.

Kushte optimale pune e shërbimi edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Gjirokastër, pas rikualifikimit tërësor, për 39,638 drejtues mjetesh të Qarkut me 7 bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dropull, Këlcyrë, Libohovë dhe Memaliaj”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri me dije më 3 gusht se qendra e kontrollit teknik në DRTSHRR Gjirokastër pas rikualifikimit tërësor ofron kushte optimale pune dhe shërbimi. Ai tha se ky investim është 100% i vetëfinancuar si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të gjithë vendin.

/rtsh.al/