RTSH 24 Live

Kulturë

Rikthehet tradita e Natës së Bardhë

23/11/2021

Rikthehet tradita e Natës së Bardhë

Ndonëse pandemia i nderpreu për dy vite aktivitetet në ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, këtë vit Bashkia e Tiranës ka lajmëruar rikthimin e tyre.

Por ndryshe nga zakonisht aktivitetet nuk do të jenë të përqëndruara në orët e natës, por do t’i përshtaten kufizimeve për shkak të Covid-19. 

Të gjithë grupmoshat do të kenë një hapësirë të dedikuar në kryeqytet për të festuar e për t’u argëtuar. 

Artistë të njohur do të performojnë në 3 skenat që do të ngrihen në Sheshin "Skëndërbej", në rrugën "Pjetër Bogdani" në Bllok  dhe rrugën "Mustafa Matohiti" pas Piramidës.