RTSH 24 Live

Teknologji

Rikthehet Nokia me palosje

14/05/2021

Rikthehet Nokia me palosje

Pavarësisht sa pajisje Android kompania HMD nxjerr, rikthimi i Nokias së saj klasike gjeneron gjithnjë entuziazëm. Sidomos kur bëhet fjalë për versionin e tij të famshëm me palosje. Rikthimin e parë të këtij versioni, kompania e nxori në 2019-n, me modelin Nokia 2720 Flip. Pikërisht ky model do të vijë me një version të ri, të përmirësuar, që pritet të dalë në treg më 20 Maj dhe do të jetë ekskluzive për Verizon në SHBA. Sigurisht gjëja më e mirë e një telefoni që paloset është që mund ta mbyllni telefonatën vetëm duke e palosur atë, gjë e cila për shumë është kënaqësi më e madhe sesa të shtypin një buton në një ekran. Përveç kësaj, ka butona, për të gjithë ata që mbeten fanatikë apo nostalgjikë të tyre.
Çmimi do të jetë mëse i arsyeshëm, sidomos krahasuar me ata të telefonave të sotshëm. Flitet për vetëm 80 dollarë.
Sa i përket anëve negative, do t’ju duhet të mësoheni me një ekran të vogël, prej 2.8 inç. Lënë kjo mënjanë, Nokia i ri 2720, është i pajisur me 4G, Google Assistant, web browser, si edhe ka iOS app store, ku mund të gjeni Facebook, WhatsApp dhe aplikacione apo lojëra të ndryshme, edhe pse më të limituara. Por fakti që nuk ka shumë aplikacione, do të thotë që bateria do të zgjasë shumë më shumë, duke e bërë këtë telefon nje opsion interesant për blerësin.