RTSH 24 Live

Art

Rikthehet “Basic Instinct”

23/04/2021

Rikthehet “Basic Instinct”

“Basic Instinct” kthehet në kinema me një version të ndryshuar. Në kuadër të 30-vjetorit të tij, filmi kult i vitit 1992 realizuar nga Paul Verhoeven dhe me protagonistë Michael Douglas dhe Sharon Stone, është digjitalizuar plotësisht.

Versioni i ri do të jetë së shpejti në sallat e kinemave në Francë, pasi firma franceze Studiocanal u kujdes për restaurimin, pasuar nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA-ja. Gjatë kësaj kohe, dokumentari “Basic Instinct, Sex, Death & Stone” me intervista ekskluzive dhe anekdota me Verhoeven, Stone, Douglas. Filmi do të jepet premierë në Ultra HD, Blu-Ray, DVD në vende të ndryshme europiane dhe në botë.