RTSH 24 Live

Ekonomi

Rikonstruktohet hidrovori i Akërnisë

22/06/2024

Rikonstruktohet hidrovori i Akërnisë

Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i hidrovorit të Akërnisë. Me një fond prej rreth 150 milionë lekësh, u zëvendësuan elektropomat e vjetra të cilat ishin në funksion që prej 40 vitesh. Amortizimi tyre kishte ulur ndjeshëm kapacitetin e largimit të ujit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se pompat janë zëvendësuar me popma elektromekanike të gjeneratës së fundit që do të garantojë kullimin e rreth 4600 ha tokë. Teknologjia e re e pompave kursen deri në 50 mijë lekë për metër kub ujë, duke e bërë hidrovorin më efikas dhe ekonomik. Hidrovori do ti shërbejë tokës bujqësore, por edhe gjithë infrastrukturës shumë bashkëkohore që po ndërtohet, sidomos me aeroportin e Vlorës. 

“Ky investim është një tjetër hap përpara në përmirësimin e sistemeve të hidrovoreve në Shqipëri, duke ndihmuar zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin”, tha Denaj.

/ rtsh.al /