RTSH 24 Live

Sociale

Rijetëzimi i zonave muzeale, nisin aplikimet për financime në Shkodër

17/05/2022

Rijetëzimi i zonave muzeale, nisin aplikimet për financime në Shkodër

Shkodra është një tjetër qytet që do të përfitojë prej “Bonusit të Rijetëzimit” një ndihmë në formë granti e dedikuar për të gjithë ata individë që duan të zhvillojnë pronën e tyre në qendrat historike të qyteteve.

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Besara Podgorica tha për skemën e aplikimit të këtij projekti që synon rijetëzimin e këtyre ndërtesave apo edhe vendndodhjeve të cilat përfaqësojnë një vlerë historike dhe arkeologjike.  

Drejtuesja e DRTK në Shkodër bëri të ditur se ka një interes të shtuar edhe të qytetarëve shkodranë për të aplikuar dhe për të përfituar nga ky financim.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë kulturore në Shkodër ka ndërmarrë një fushatë informimi për të gjithë qytetarët e interesuar për te marrë informacion mbi mënyrën e aplikimit të këtij projekti. Sot në Shkodër gjenden me dhjetëra banesa karakteristike dhe identitare që prej këtij bonusi pritet që të shpëtojnë prej rrënimit dhe degradimit. Një prej zonave ku ndodhen shumica e banesave historike në këtë qytet është lagja e famshme e Gjuhadolit.

/rtsh/