RTSH 24 Live

Politikë

Rihapja e “Notre Dame”, Rama i pranishëm në ceremoni: Shqipëria ka kontribuuar modestisht

07/12/2024

Rihapja e “Notre Dame”, Rama i pranishëm në ceremoni: Shqipëria ka kontribuuar modestisht

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dha kontributin e saj modest në restaurimin e Katedrales “Notre Dame” pas zjarrit që e shkrumboi në vitin 2019.

Deklaratën Rama e bëri teksa ishte i pranishëm në Paris në ceremoninë e hapjes së katedrales “Notre Dame”, një prej simboleve të kryeqytetit francez.

Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur mes qindra të ftuarve dhe personaliteteve botëror, shoqëruar në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë momente nga ceremonia, teksa shkruan se edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e katedrales pas zjarrit të pesë viteve më parë.

Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan ai.

/rtsh.al/