RTSH 24 Live

Aktualitet

Rifillojnë punimet në unazën e Pogradecit

26/02/2021

Rifillojnë punimet në unazën e Pogradecit

Rifillojnë punimet e ndërprera në hyrje të qytetit të Pogradecit. Prej disa muajsh në rrugën unazë kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e pjesës hyrëse të qytetit. Pjesë e projektit është edhe rikonstruksioni i lulishtes përballë saj. Ajo tashmë ka marrë një pamjë krejt tjetër për shkak të punimeve që po kryhen aty. Monada Dollënga inxhiniere zbatuese e projektit nëpërmjet telefonit bën me dije për RTSH Korçën se do të realizohet ndarja e korsive hyrëse të qytetit me ishuj trafiku, të cilët do të shmangin aksidentet. Do të zgjatet edhe korsia e biçikletave deri në këtë itinerar. Gjelbërimi i lulishtes së harruar dhe ndriçimi i saj bashkë me stolat çlodhës do rikthejnë banorët në këtë pjesë periferike të Pogradecit. Banorëve do t’ju rikthehet përsëri ky oaz freskie e qetësie, ku ata mund të kalojnë momente relaksuese buzë liqenit të Ohrit.