RTSH 24 Live

Art

Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë

07/06/2023

Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari latin me një postim në rrjetet sociale dhe gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë në një postim në rrjetin e tij social Facebook. Ricky Martin do të performojë në Sheshin Skënderbe me 20 korrik.

Këngëtari portorikan është quajtur “Mbreti i popit latin” dhe është një nga artistët me më shumë albume të shitur në botë.

Ylli latin i popit u bë u famshëm falë hiteve si “She Bangs”, “Livin La Vida Loca”, “Nobody Wants to Be Lonely” dhe “Private Emotion” etj.

/rtsh.al/