RTSH 24 Live

Aktualitet

Rezoluta e PE: Të hiqet dorë nga e drejta e autorit për prodhimin e vaksinave anti-Covid

10/06/2021

Rezoluta e PE: Të hiqet dorë nga e drejta e autorit për prodhimin e vaksinave anti-Covid

Parlamenti Evropian u bën thirrje kompanive prodhuese të vaksinave anti-Covid, që të heqin dorë nga e drejta e pronësisë intelektuale dhe të lejojnë prodhimin e tyre në masë për të përballuar kërkesën e madhe për vaksinim. Thirrja është adresuar përmes një rezolute të miratuar me 355 vota pro, 263 kundër dhe 71 abstenime.

Parlamenti propozon fillimin e negociatave për një heqje të përkohshme të marrëveshjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për patentat për të përmirësuar aksesin global në produkte të përballueshëm të lidhur me COVID-19 dhe për të adresuar kufizimet e prodhimit global.

Licencimi vullnetar (kur krijuesi i vaksinës vendos se kujt dhe në çfarë kushtesh mund të licencohet patenta për të mundësuar prodhimin), knoë-hoë dhe transferimi i teknologjisë në vendet me industri prodhuese të vaksinave janë mënyra më e rëndësishme për të shkallëzuar dhe përshpejtuar globale prodhimi në planin afatgjatë, thanë eurodeputetët.

Për të adresuar pengesat e prodhimit, eurodeputetët i bëjnë thirrje BE "të eleminojë me shpejtësi barrierat e eksportit dhe të zëvendësojë mekanizmin e saj të autorizimit të eksportit me kërkesat e transparencës së eksportit".

PE i bën thirrje SHBA dhe Britanisë së Madhe që nga ana e tyre duhet të "heqin menjëherë ndalimin e eksportit të vaksinave dhe lëndëve të para të prodhimit të tyre". Nevojiten 11 miliardë doza për të imunizuar 70 për qind të popullsisë së botës dhe vetëm një pjesë e kësaj shume është prodhuar.

Shumica dërrmuese e 1.6 miliardë dozave të vaksinave të administruara deri më tani kanë shkuar në vendet e industrializuara që prodhojnë vaksina dhe vetëm 0.3 përqind në 29 vendet më të varfra të botës. “BE-ja ka nevojë të mbështesë prodhimin në Afrikë”, thekson Parlamenti. Një mjet tjetër i rëndësishëm për të siguruar vaksina për ekonomitë me të ardhura të ulëta është mekanizmi global i shpërndarjes së vaksinave COVAX në të cilin Parlamenti inkurajon kontributet.

Në fund, deputetët e PE kërkojnë transparencë të plotë për marrëveshjet e ardhshme për vaksina, duke detyruar në kontrata që të pasqyrohen kërkesat e palës prodhuese dhe ato të jenë publike. Çdo vendim mbi heqjen dorë nga të drejtat e pronës intelektuale merret nga Këshilli i Organizatës Botërore të Tregtisë. Në seancën që u mbajt më 8 dhe 9 qershor ky Këshill nuk mori një vendim të tillë.