RTSH 24 Live

Sociale

Rezistenca ndaj antbiotikëve/ Keqpërdorimi, ktheu botën 100 vjet pas

08/02/2023

Rezistenca ndaj antbiotikëve/ Keqpërdorimi, ktheu botën 100 vjet pas

Rezistenca ndaj antibiotikëve është kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për globin dhe OBSH, por edhe për Shqipërinë. Keqpërdorimi i tyre ka bërë që bakteret që prekin organizmin e njeriut të ndryshojnë dhe të bëhen më rezistentë ndaj efektëve të një antibiotiku. Listën e baktereve e kryeson stafilokoku aureus, më rezistenti i pothuajse të gjithë antibiotikëve të zakonshëm.

Kanë të gjitha një simptomalogji, shfaqen siç do të shfaqqerj një infeksion bakterial dhe ndaj është e rëndësishme që për çdo shqetësim të drejtohemi te mjeku dhe është e rëndësishem që mjekt t’i drejtojnë pacientët drejt laboratorit për të bërë analizat”, u shpreh Andi Korraqi, Mikrobiolog. 

Mjekët dhe specialistët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e tyre dhe rishikimin e protokolleve shëndetësore për shkak se situata vjen duke u përkeqësuar edhe si pasojë e pandemisë COVID 19, ku lindi nevoja për një përdorim të shfrenuar të antibiotikëve.

Shumë shpesh pacienti na vjen pasi ka marër 2-3 ditë antibiotik vetë. Pra ai ka marrë diçka që ka patur në shtëpi apo ka marrë diçka në farmaci pa u këshilluar me mjekun dhe ky është problemi më i madh që ne hasim”, tha Dalina Raseni, mjeke.

Një nga rolet kryesore të farmacistit të terrenit është puna që ai bën në vazhdimësi për të parandaluar përhapjen e antibiotiko-rezistencës”, u shpreh Ermelinda Bozo.

Këshillohet që edhe në Shqipëri të riabtetohen të gjitha protokollet e trajtimit të infeksioneve që mjekët t’i përbahen rregullave europiane për trajtimin e infeksioneve dhe updetimit të këtyre mjekëve përsa i përket njohurisë mbi infektologjinë dhe infeksionet bakteriakle që në fund të fundit kanë gjithnjë nevojë për një përdorim të saktë të antibiotikëve të duhur”, tha Aurora Dollenberg, nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.

Në kuiadër të strategjisë One Health, që në fokus ka njeriun, mjedin dhe kafshën, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur mekanizimin e koordinimit ndërsektorial në institucione të tjera si Instituti i Shëndetit Opublik, Agjencinë Kombëtar etë Barnave, Ministrinë e Bujqësisë dhe Universitetin Bujqësorë në menaxhimin e situatës.

Duhet të jemi pak më të lidhur me mjekun në mënyrë që marrja e antibiotikëve mos të ndodhë pa kriter. Nga ana tjetër duhet që vetë njerëzit të ndërgjegjësohen q ëjo menjëherë të drejtohen drejt faramcive apo mjekut në formën e një presioni për të marrë një trajtim. Janë protokollet ato që diktojnë marrjen ose jo të natibiotikëve nëse kjo do të ishte e domosdoshme”, tha Entela Kolovani, zv.ministre e Shëndetësisë.

Kjo sa i takon protokolleve shëndetësore, pro end eka nevojë për një ndërgjegjësim të pacientëve në ndjekjen e rrugës mjekësore, që nga mjeku i familjes, analizat laboratorike dhe jo më drejt dyerve të farmacisë”, deklaroi Entleva Kolovani, zv.ministre e Shëndetësisë.

/rtsh/