RTSH 24 Live

Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore, ARRSH: Në disa akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë

30/11/2021

Reshje shiu dhe dëbore, ARRSH: Në disa akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë
 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë mëngjes se edhe ditët në vijim do jenë me reshje shiu dhe dëbore. Ai u bëri thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes.

“I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore”,u shpreh ARRSH.
 
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë e të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.