RTSH 24 Live

Kronika

RENEA "rrethon" Niklën gjatë natës, kontrollohen 7 shtëpi të të "fortëve", pjesë e ngjarjeve kriminale të pazbardhura

22/01/2021

RENEA "rrethon" Niklën gjatë natës,  kontrollohen 7 shtëpi të të "fortëve", pjesë e ngjarjeve kriminale të pazbardhura

Ndonëse uniformat blu nuk kanë dhënë zyrtarisht asnjë detaj rreth këtij operacioni, burime brenda tij bëjnë me dije, se RENEA realizoi një operacion “blic”, ku në fokus ishin të fortët e përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale, ende të pazbardhura.

Bëhet e ditur, se ka qenë SPAK që ka urdhëruar forcat e policisë për këto kontrolle, të cilat synojnë banesat e emrave të njohur të botës së krimit, Valter e Durim Bami, Ylli Çangu, Bedri Haka, Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit.

Sipas të dhënave, vetëm Valter Bami është gjetur në shtëpi.

Nikla e Fushë-Krujës është zonë e krehur edhe herë të tjera nga policia për shkak të personave me rekorde kriminale që jetojnë apo strehohen aty.