RTSH 24 Live

Teknologji

Renaulti ka dyfishuar shitjen e veturave elektrike në "vitin e pandemisë"

16/01/2021

Renaulti ka dyfishuar shitjen e veturave elektrike në "vitin e pandemisë"

Në kushtet e pandemisë, Grupi Renault shiti gjithsej 2.949.849 vetura në gjithë botën, që paraqet rënie prej 21.3% krahasuar me një vit më parë. Rënia e shitjeve u ndikua kryesisht nga kufizimet e rrepta për shkak të pandemisë, si ndërprerja e plotë e aktiviteteve të shitjes në vendet kryesore gjatë tremujorit të dytë të vitit të kaluar. Rënie pati edhe në tremujorin e katërt, kryesisht në Francë, bëjnë të ditur mediat e huaja të shtunën. Në Evropë, Grupi Renault gjatë vitit 2020 dorëzoi gjithsej 1.443,917 vetura të porositura, që është për 25.8% më pak nga një vit më parë Modeli Clio mbetet vetura më e shitur në klasën e saj në Evropë, me 227.079 njësi.

Në vitin e parë të pandemisë, tregu i makinave elektrike u rrit me shpejtësi dhe Grupi Renault konfirmoi pozicionin e tij udhëheqës në tregun evropian të veturave elektrike me 115.888 njësi të shitura, një rritje prej 101.4% krahasuar me vitin 2019. Renault Zoe është vetura elektrike më e shitur në klasën e tij, me 100,657 njësi të shitura, një rritje prej 114%. Modeli më i shitur në klasën e automjeteve tregtare elektrike ishte Kangoo Z.E. Pritet që Renault Twingo Electric dhe Dacia Spring të pasurojnë gamën e veturave elektrike të gjigantit francez në 2021.