Tre programe studimi në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" rrezikojnë të mbyllen këtë vit për shkak të mungesës së interesit.
Gjatë raundit të parë të regjistrimeve që u mbyll të hënën, në to nuk pati asnjë student të regjistruar.
Drejtori i Kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi, thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta, ndërkohë që raundi i parë u mbyll me 836 regjistrime.
Infermieria e përgjithshme, fizioterapia dhe disa degë të informatikës rezultojnë më të kërkuarat nga studentët.
Studentët që nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/