RTSH 24 Live

Sociale

Regjistër për profesionistët e rinj të licensuar për kujdestari të përkohshme

29/11/2024

Regjistër për profesionistët e rinj të licensuar për kujdestari të përkohshme

Marrja në kujdestari të përkohshme e fëmijëve nga familje, të cilat ndodhen në rrethana të vështira e gati të pamundura për t’i rritur ata, do të jetë për herë të parë një proces jo vetëm i monitoruar nga shërbimet sociale të bashkisë por edhe i licensuar.

Për herë të parë do të krijohet regjistri i familjeve kujdestare profesionale, të cilat përmes procesit të trajnimeve do të pajisen me licensë si vatra të sigurta për të pranuar dhe për t'u kujdesur për fëmijët në çdo lloj rrethane.

“Do të ekzistojë një regjistër për familjet e identifikuara të cilat do shërbejnë si familje kujdestare profesionale dhe të trajnuara nga ne do të jenë të gatshme që të gjithë hapat e të  presin fëmijët, Çdo familje mund të bëhet pjesë e këtij procesi I cili do të kalojë në disa etapa. Familjet përmes trajnimit do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm se si të përkujdesen dhe të aftësohen për nevojat e fëmijëve. Familjet e interesuara për kujdestari profesionale do të duhet të kalojnë edhe procesin e licensimit që edhe ne të kemi garanci e siguri për këtë fëmijë që do të vendoset pranë tyre. Për këto familje do të ketë edhe një pagesë nga ana e shtetit ndërkohë që i gjithë procesi i kujdestarisë do të jetë I monitoruara nga shërbimet sociale të bashkisë ”, u shpreh Orjeta Hasanaj, drejtore e Shtëpisë së Foshnjës.

Ky licensim do të krijojë në njëfarë mënyrë një profesion të ri, që shpërblimin për këtë punë do ta marrë nga shteti.

“Kur themi që do të kujdesemi për një fëmijë, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kemi kapacitetin e plotë për ta trajtuar dhe pritur mirë fëmijën. Familja duhet të jetë e informuar për të gjitha nevojat që ka fëmija. Këtu po flasim për fëmijë që janë edhe të shëndetshëm, por edhe me nevoja apo probleme në zhvillim, sikurse po flasim edhe për familje me probleme të forta ekonomike, probleme të shëndetit mendor apo një problem pas lindjes së nënës etj.” u shpreh Hasanaj.

Por si ndodh kalimi nga familja biologjike në atë kujdestare profesinale?

“Afati i qëndrimit të fëmijës në familjen kujdestare është i parcaktuar. Kontaket me familjen biologjike ruhen. Gjithashtu procesi kalon edhe në gjykatë sepse fëmija dorësohet me vendim gjykate. Brenda këtij vendimi janë të parashikuara edhe takimet e fëmijës me familjen biologjike dhe  familja kujdestare është e pregatitur dhe e informuar që të mbajë këto kontakte pasi interesi final i fëmijës është që të rikthehet në familjen biologjike menjëherë pasi të kenë dalë nga gjëndja e vështirësisë“, tha ajo.

Shëprblimi financiar për familjet që do të tregohen të gatshme për të qënë pjesë e këtij rregjistri të përhershëm është ende në proces diskutimesh.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/