RTSH 24 Live

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri e Alibeaj takohen me përfaqësues të ODIHR: Të rikuperojmë kohën e humbur

22/09/2022

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri e Alibeaj takohen me përfaqësues të ODIHR: Të rikuperojmë kohën e humbur

Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar një takim me takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.

“Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin”, shkruan Gjiknuri.

Komisioni për reformën zgjedhore u miratua në shkurt të këtij 2022, por si PD edhe PS nuk kanë paraqitur asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

/rtsh.al/