RTSH 24 Live

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Kim takim me Manjën: Lufta kundër korrupsionit, interes thelbësor për sigurinë kombëtare  

23/11/2022

Reforma në drejtësi/ Kim takim me Manjën: Lufta kundër korrupsionit, interes thelbësor për sigurinë kombëtare  

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ku u diskutua në lidhje me reformën në drejtësi. Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se Ambasadorja Kim shqyrtoi progresin e zbatimit të reformës në drejtësi, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e saj për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në takim, Ambasadorja përmendi si interes thelbësorë të sigurisë kombëtare luftën kundër korrupsionit sepse, sipas saj, kërcënon progresin dhe demokracinë.

Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane.

Një ditë më parë (22 nëntor), Kim kërkoi transparencë dhe mosndërhyrje të politikës në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ambasadorja paralajmëroi të gjithë ata që tentojnë të manipulojnë këtë proces, duke thënë se kjo gjë i përket së shkuarës dhe se e ardhmja e Shqipërisë është një drejtësi e pastër dhe e pandikuara.

/rtsh.al/