RTSH 24 Live

Ekonomi

Reforma e ujit 2021-2023, qeveria synon optimizimin e kontratave dhe vijimin e projektet te furnizimit për zonat bregdetare

22/01/2021

Reforma e ujit 2021-2023, qeveria synon optimizimin e kontratave dhe  vijimin e projektet te furnizimit për zonat bregdetare

Reforma në sektorin e ujit dhe ujërave të ndotura do të vijojë edhe përgjatëe tre viteve 2021-2023. Sipas programit të reformave ekonomike për këto 3 vite të hartuar nga qeveria shqiptare, parashikohen  disa dimensione të ndikimit, të kësaj reforme të tilla si zbatimi i parimit konsumatori paguan; sigurimi i një klime më të mirë për turizmin; zbatimi i ligjit, ulja e informalitetit; sigurimi i qytetarëve me shërbimin që meritojnë; mbështetjen e shëndetit, sigurisë dhe përgjegjësive sociale përmes qeverisjes; mbështetjen e stabilitetit dhe efiçencës financiare; mbështetjen e mbrojtjes së mjedisit.

Ndër aktivitet kryesore të parashikuara nga qeveria për 3 vitet e ardhshme për sektorin e ujit janë vlerësimi dhe optimizimi i vazhdueshëm i kontratave të performancës; Ligji për furnizimin me ujë dhe shërbimet e kanalizimeve të ujërave të ndotura urbane; projektet e furnizimit me ujë dhe furnizimit me ujë për zonat bregdetare - I; vendosja dhe zbatimi i programit kombëtar të testimit dhe çertifikimit në sektorin e ujit; i treguesve dhe kritereve, të përfshira në kontratën e përformancës, për ofruesit e shërbimeve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve etj. 

Ndërkohë që kjo reforma ka edhe kostat e saj në buxhet dhe sipas programit të refomave ekonike për këtë 3 vjecar kostot janë akoma duke u llogaritur por me një përafersi  përshembull furnizimi me ujë në zonat e bregdetit llogaritet afro  60 milion Euro - Furnizimi me ujë - 80 milion Euro etj. 

Kjo reforme pritet të ketë edhe ndikime sociale, të tilla si punësimi, ulja e varfërisë, barazia gjinore dhe qasja në kujdesin shëndetësor etj.  
Reforma e ujit ndërkohë që nga filli i saj ka arritur të sigojë disa rezultate sic janë 39,000 kontrata të reja të nënshkruara dhe 80,000 matës të rinj të instaluar dhe 22 milion Euro të ardhura të gjeneruara.