RTSH 24 Live

Kosova

Referendumi në Serbi/ Hapen qendrat e votimit për qytetarët serbë në Kosovës

16/01/2022

Referendumi në Serbi/ Hapen qendrat e votimit për qytetarët serbë në Kosovës

Mëngjesin e sotëm janë hapur qendrat e votimit për qytetarët serb në Kosovë, për referendumin për ndryshimet Kushtetuese në Serbi. Sipas mediave serbe, qytetarët që do mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat do të mbyllen në mbrëmje në orën 20:00 me orën lokale.

Një mbrëmje më parë, Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë. Kjo, pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës. Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.