RTSH 24 Live

Kosova

Reciprociteti për targat, serbët mbajnë të bllokuar Jarinjën dhe Bërnjakun prej tre ditësh

22/09/2021

Reciprociteti për targat, serbët mbajnë të bllokuar Jarinjën dhe Bërnjakun prej tre ditësh

Serbët në veri të Kosovës vijojnë të mbajnë të bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak prej tre ditësh.

Ata kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë. Kosova insiston që masa e reciprocitetit nuk u vendos për të provokuar serbët, ndërkaq Serbia kërkon tërheqjen e policisë nga veriu, në të kundërtën ka paralajmëruar masa.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe të shmangin veprime të njëanshme që do ta përkeqësonin situatën në veri.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Të gjithë shoferët që qarkullojnë me automjete me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë pesë euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./A2