RTSH 24 Live

Rajon

Reciprociteti për targat, Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia të bashkëpunojë

21/09/2021

Reciprociteti për targat, Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me reciproritetin e targave të Kosovës me Serbinë. Kreu i qeverisë thekson se Serbia duhet të bashkëpunojë dhe se Kosova ka të drejtë.

"Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.'- shkruan Rama.