RTSH 24 Live

Kosova

Reciprociteti, mbi 6 mijë targa të përkohshme hyjnë në Kosovë

23/09/2021

Reciprociteti, mbi 6 mijë targa të përkohshme hyjnë në Kosovë

Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e përkohshme të automjeteve nga Serbia. Nga e hëna e deri të mërkurën janë administruar 6 mijë e 375 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve në mbarë territorin e Kosovës. “Gjatë periudhëseci 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Ndërkohë në ditën e katërt të reciprocitetit, vijon bllokimi i rrugëve kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak, pas një nate  të qetë që kaloi pa incidente. Policia vazhdon të qëndrojë në afërsi të pikës Kufitare Bërnjak e Jarinjë, aty ku banorët lokal serbë kanë vënë barrikada për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve, pas vendimit të Ministrisë së PuRECIPROCITETI, MBI 6 MIJË TARGA HYJNË NË KOSOVËnëve të Brendshme të Kosovës për reciprocitet me targa.