RTSH 24 Live

Lifestyle

Realizohet për herë të parë transplanti i mitrës në Britaninë e Madhe

24/08/2023

Realizohet për herë të parë transplanti i mitrës në Britaninë e Madhe

Kirurgët në Oksford të Britanisë së Madhe kanë realizuar transplantin e parë të mitrës tek një grua 34-vjeçare dhe dhuruesja ishte e motra 40-vjeçare.

Doktorët thonë se dy motrat janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërhyrja, që zgjati rreth 17 orë, u realizua nga një ekip prej 20 mjekësh dhe asistentësh. Profesori Richard Smith, i cili drejtoi ekipin, ka studiuar për 25 vite në fushën e transplantit të mitrës.

Ai tha se ndërhyrja kirurgjikale kishte qenë një sukses i madh dhe tejet të rëndësishëm, pasi mund të ndihmojë gratë e lindura pa mitër apo ato që e kanë humbur këtë organ si pasojë e kancerit apo situatave të tjera, të bëhen nëna./BBC/

/rtsh.al/