RTSH 24 Live

Teknologji

Realizohet  koha më e gjatë e  fluturimit me dron

06/10/2021

Realizohet  koha më e gjatë e  fluturimit me dron

Një mjet ajror pa pilot i zhvilluar nga studentët e universitetit kinez ka thyer rekordin botëror për kohën e fluturimit me dron.
 Droni "Feng Ru 3-100", i krijuar nga studentë të universitetit “Beihang” ose Universiteti i Pekinit për Aeronautikë dhe Astronautikë, fluturoi për 80 orë, 46 minuta dhe 35 sekonda, duke mposhtur rekordin e mëparshëm botëror prej 80 orësh, 2 minutash dhe 52 sekondash, vendosur në vitin 2014 nga "Orion", një dron me krahë fiks i filialit të “Boeing”, “Aurora Flight Sciences”, bën të ditur “Xinhua”.

Universiteti të dielën zbuloi një certifikatë të rekordit botëror nga Federata Ndërkombëtare Aeronautike, e njohur si FAI nga emri francez i federatës. Droni kinez është i zi, me një hapësirë krahësh prej rreth 10 metrash. Ai mundësohet nga një motor benzine dhe ka një peshë totale prej 60 kg pasi është mbushur me karburant. Ai e mori emrin pas babait të aviacionit kinez, Feng Ru.
Fluturimi rekord u krye në Xuchang, provinca Henan e Kinës qendrore. Avioni me krahë fiks qarkulloi në një lartësi prej 300 metrash.
Sipas universitetit, ekipi i dronëve përbëhet nga 25 studentë nga klasa dhe diploma të ndryshme. Mosha mesatare është më pak se 20 vjeç.