RTSH 24 Live

Politikë

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos: BE duhet të caktojë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë!

22/06/2021

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos: BE duhet të caktojë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë!

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos e cilësoi moment të rëndësishëm takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian ku pritet që të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Në një postim në Twitter, raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos shprehet se “rruga për pranimin në Bashkimin Europian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi”.“Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE duhet të caktojë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Europian e meriton këtë zhvillim”, theksoi ajo.
Po ashtu, Santos ra dakord me deklaratën e ambasadorit të BE Luigi Soreca i cili është shprehur se është “kjo ësht hera e parë që të gjitha vendet anëtare janë në favor të Shqipërisë”.thekson ajo.