RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama vlerëson ekipin shqiptar që punoi në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Turqi

18/02/2023

Rama vlerëson ekipin shqiptar që punoi në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Turqi

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht ekipin shqiptar që përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi. "Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor" shkruan zoti Rama në rrjetet sociale. "Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe" shprehet zoti Rama.

 Tre skuadrat shqiptare që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi, përfunduan punën e tyre dhe u rikthyen të shtunën në Shqipëri.