RTSH 24 Live

Sociale

Rama: Vjen në Shqipëri metoda inovative e edukimit profesional në teknologji

13/09/2021

Rama: Vjen në Shqipëri metoda inovative e edukimit profesional në teknologji

“Hoxton Academy” sjell në Shqipëri metodën inovative të edukimit profesional në teknologji. Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër lajm të bukur për të rinjtë, për një tjetër mundësi që krijohet për të hyrë në tregun e teknologjisë së lartë. “Në 27 Shtator starton Hoxton Academy, një projekt i punuar me shumë pasion nga sipërmarrës të rinj midis Londrës, Tiranës dhe Prishtinës, i cili do t’ju mundësojë të rinjve të talentuar të fillojnë karrierën e tyre në teknologji si inxhinier software pas përfundimit të programit intensiv të trajnimit 6 mujor (me kohë të plotë)”, tha zoti Rama.
Studentët që kalojnë filtrat e pranimit, sipas tij, “do të përfitojnë mundësinë e studimit në Hoxton pa asnjë pagesë”. “Çdo bursë financohet plotësisht nga kompanitë teknologjike lokale, duke i garantuar kontratë punësimi 2-vjeçare atyre që përfundojnë me sukses programin. Hoxton.Academy ka një ekip instruktorësh të nivelit botëror nga Londra, të cilët në të kaluarën kanë trajnuar zhvillues për Facebook, Apple, Google, Microsoft, Spotify, Yoox, Luxxotica në një format të ngjashëm”, shton kryeministri Rama.