RTSH 24 Live

Kronika

Rama tjetër mesazh Bashës: Gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës

15/04/2021

Rama tjetër mesazh Bashës: Gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sërish nga  Shkodra se është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo shqiptar, përveç Metës dhe Berishës. Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë pengmarrësit e PD-së dhe Lulzim Bashës.

"Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Saliut dhe Metës, sepse janë pengmarrësit e PD dhe janë pengmarrësit e vet Bashës. Dhe sigurisht që jam gati të bashkëpunoj me ta, se ne fund, nëse politika i lë përçarjet e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan, kjo është forcë e shtuar, forcë e bashkimit. Çohet Luli thotë jo, se unë kisha një kusht që të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Pse qenka me ata dhe jo më Shqipërinë? Kukull me bateri, që e karikojnë ata, se vetëm një kukull që kurdiset që është dhe barbi dhe spiderman, e kurdisin ata dhe u qepet mureve të kryeministrisë dhe kur e kurdisnin ndryshe del barbi. Pse lider është ky, forcë karakteri është ky. Për këtë kohë kanë gjetur Lulin, nesër marrin Voltanën.", tha Rama.