RTSH 24 Live

Politikë

Rama, të hënën për integrimin në Bruksel

27/02/2021

Rama, të hënën për integrimin në Bruksel

Kryeministri socialist Edi Rama do të marri pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asocijimit i cili mbahet të hënën më 1 mars. Fokusi do të jetë rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Në takim i cili do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, Shqipëria do të analizohet sesa e ka respektuar dhe zbatuar marrëveshja e stabilizim asocimit.
Zoti Rama pritet të ketë takime me presidenten e KE Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varherly si dhe presidentin e radhës të BE që mbahet nga Antonia Costa i Portugalisë.