RTSH 24 Live

Sociale

Rama: Spitali Infektiv do jetë qendër ekselence!

16/11/2022

Rama: Spitali Infektiv do jetë qendër ekselence!

Spitali i ri i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së që u hap të mërkurën, është një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore që do t’i vihet në dispozicion publikut.
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga Spitali i ri Infektiv, u shpreh se ai do të jetë qendër ekselence.
Punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv nisën në pranverë. 
Investimi vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe planin e masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.
Me një vlerë investimi prej 5.6 milion euro, spitali ka të gjitha pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe gjithë rrjetin e monitorimit të aktivitetit të spitalit si dhe rrjetin e të dhënave për monitorimin e pacientëve në kohë reale.
Spitali i ri Infektiv është i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

/ rtsh.al /