RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Shumë shpejt marrim dronë të armatosur! Satelitët do pikasin ndërtimet pa leje

29/09/2022

Rama: Shumë shpejt marrim dronë të armatosur! Satelitët do pikasin ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kontratës mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe operatorit Satellogic USA Inc SHBA, që konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, ka deklaruar se tashmë do të marrin fund ndërtimet pa leje në Shqipëri. Kryeinspektori në qiell, sipas kreut të qeverisë, nuk ka emër të përveçëm, por do mund të shohë gjithçka. Sipas Ramës, me satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, nuk do ketë më mundësi askush që të ndërtojnë kate pa leje pasi do të pikasen që në momentin që do të nisin punimet.

Sot lajmi është që ne do kemi një kryeinspektor në qiell, që nuk ka emër të përveçëm, s’ka kushërinj, s’ka parti dhe ka një sy që i sheh të gjitha. Një detaj tjetër, është që me satelitët nuk do ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin. Satelitët kanë kapacitetin të shohim çdo volum, të ngritur mbi sipërfaqen e tokës, me një saktësi prej 70 cm. Në rast se këtu do kishim qiellin e hapur, ky perimetër këtu është I kapshëm si pikë nga satelitët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri me dije se shumë shpejt përveç satelitëve, Shqipëria do të marrë dronë të armatosur për çdo rast ekstrenm, dhe kundër një armiku potencial. Sipas Ramës, dronët do të kenë një tërësi funksionesh që do jenë në përputhje me satelitët duke bërë rakordime të të dhënave.

Satelitët do pasohen nga dronët që kemi vendosur ti kompletojnë dhe ti marrim dronë të armatosur që janë për rast ekstrem, kundër terrorizmit apo një armiku potencial. Dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet, në përputhje me satelitët, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë thellime, rakordime të të dhënave.

Edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion. Proceset janë të tilla që nuk mund ti mbyllësh atëherë kur i parashikon. Sot jemi këtu me një rezultat pozitiv që na jep mundësin ëtë shohim të lehtësuar qysh prej vitit që vjen pozicionin tonë për luftën mbi kontrollin e plotë të territorit dhe rritjes së kapaciteteve shtetërorë në të ardhmen në të gjithë sektorët horizontalisht. Shteti shqiptar është më i fortë me këto instrumente, me bazën e re teknologjike që po krijohet hap pas hapi, me satelitët dhe dronët”, tha Rama.

/rtsh.al/