RTSH 24 Live

Politikë

Rama: S’jam pishman për “tradhtinë” me Serbinë! Po e detyruan Kosovën për luftë, detyrojnë dhe Shqipërinë

20/06/2022

Rama: S’jam pishman për “tradhtinë” me Serbinë! Po e detyruan Kosovën për luftë, detyrojnë dhe Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, në promovimin e librit të politikanit kosovar Enver Hoxhaj, ndalur pasojat e pushtimit rus të Ukrainës në Ballkan, u shpreh se kushdo që shtyn Kosovën në luftë, shtyn edhe Shqipërinë.

I akuzuar gjithnjë për “tradhti” me Serbinë, Rama përmendi pozicionin e vështirë të vendit fqinj, ku tha se ndodhet mes dy zjarresh, Perëndimi nga njëra anë dhe Rusia nga ana tjetër. Megjithatë ai theksoi se është e qartë që Serbia të qëndrojë në një distancë nga Rusia, që “flakët” e luftës të mos vijnë këtu.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se qëllimi duhet të jetë mbajtja e luftës larg nga rajoni, teksa përmendi vuajtjet e Kosovës, por shtoi se kushdo që e detyron Kosovën të futet në luftë, detyron edhe Shqipërinë.

Krahas luftës në Ukrainë Rusia kërkon të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin për të destabilizuar rajonin dhe mes oborrit të pasëm edhe BE-në. Kjo do të ishte një fazë intensive e luftës hibride. Sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do jenë caqe të luftës hibride Ruse. Të më falin të gjithë ata që nuk ndajnë me mua këtë bindje por duhet të bëjmë çmos të mbajmë larg nga rajoni çdo mundësi konflikti. Nuk kemi asnjë interes të radikalizohet Serbia dhe duhet të bëjmë çmos që në situatën kur është mes dy zjarreve, presioni i madh i Rusisë që lidhet me mundësinë për të shtrënguar se e furnizon me shumë gjëra dhe presionit të madh të perëndimit që Serbia e nden shumë, të shtyjmë sa më shumë në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia. Por besoj se është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë nga Rusia që flaka e luftës të mos vijë këtu. Në këtë pikë mund të bëjmë tonën. Ky është edhe thelbi i tradhtisë time për të cilën nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll, e kam fjalën jo unë se në radhë të parë në Kosovë kanë vuajtur mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë më të shkojë atje veç nëse e detyrojnë, e nëse detyrojnë Kosovën, na detyrojë edhe ne Shqipërinë sepse ne jemi një”, tha ai.

/rtsh.al/