RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Rritje pagash për administratën, zjarrëfikësit, Gardën dhe policinë

28/09/2022

Rama: Rritje pagash për administratën, zjarrëfikësit, Gardën dhe policinë

Qeveria ka vendosur rritjen e pagave për Policinë e Shtetit dhe atë të burgjeve, për zjarrfikësit, Gardën si edhe për administratën publike. Lajmin e njofton kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë, ndërsa tha se vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. 

Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë pra të gjithë punonjësit inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page 7%. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15%. Shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë për page edhe për policinë e burgjeve, për zjarrfikëse, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin publik por edhe punonjësit mbështetës" Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse”, tha Rama ndërsa shtoi se rritja do të vijojë edhe me pensionet, si edhe me kryefamiljaret me 2 fëmijë.

"E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë sic e kemi thënë, riindeksuar dhe kemi rritje prej 9.5% në raport me 1 vit më parë. Kjo do të materializohet në pensionet që do të merren. Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë kanë 2fishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjec që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë”, tha Rama.

Rama tha se qeveria ka gati një paketë në përgjigje të domosdoshmërisë për të mbrojtur qytetarët nga inflacioni i luftës në Ukrainë  si pasojë  e agresionit rus. Kryeministri tha se do të përballojmë këtë krizë ashtu sikurse kaluam edhe atë të pandemisë dhe tërmetit.

Është një paketë e plotë në përgjigje të domosdoshmërisë për të mbrojtur njerëzit nga inflacioni i luftës. Inflacionin nuk e ka sjellë qeveria dhe nuk e zhduk dot qeveria. Asnjë qeveri as SHBA dhe BE. As Kina apo vendet globale. Qeveria siç ka bërë me tërmetin dhe pandeminë. Dy kriza që i kemi kapërcyer me sukses. Do bëjmë edhe në këtë krizë të madhe të tretë. Edhe më e egër se dy të parat. Se i prek të gjithë pa përjashtim. Ne do vazhdojmë të punojmë me ngulm që qeveria të jetë pranë njerëzve.” tha Rama.

/rtsh.al/