RTSH 24 Live

Sociale

Rama publikon videon nga bajpasi i Vlorës: Një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin!

17/07/2021

Rama publikon videon nga bajpasi i Vlorës: Një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin!

Një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare, Bypassi i Vlorës është hapur provizorisht të premten. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aks i ri panoramik i cili shmang trafikun brenda në qytetin e Vlorës dhe u mundëson udhëtarëve që nuk kanë destinacion Vlorën një udhëtim më komod dhe të shkurtër drejt rivierës Joniane.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë🙏
***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, shkruan Rama.