RTSH 24 Live

Politikë

Rama publikon videon: Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës

29/06/2022

Rama publikon videon: Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Madrit, ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka publikuar video nga darka e punës me krerët e vendeve anëtare të Aleancës.

Në video kryeministri shihet teksa nuk heziton të filmojë ccdo gëj edhe vetë me një aparat celular. Po ashtu në pamje shihen liderët e vendeve të NATO-s teksa takohen dhe shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin.

Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri bëri me dije se në Samit kishte kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe dhe se vendet që ende nuk e njohin atë, duhet të vlerësojnë qëndrimin e njehsuar me BE kundër Rusisë. 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që zhvillohet sot (29 qershor) dhe nesër (30 qershor) në Madrid.

/rtsh.al/