RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama publikon pamjet nga shkolla e re "Bashkim Fino": Hap dyert në shtator për 1100 nxënës

13/08/2022

Rama publikon pamjet nga shkolla e re "Bashkim Fino": Hap dyert në shtator për 1100 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga shkolla e re “Bashkim Fino” në Tiranë. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se kjo shkollë do të hapë dyert në muajin shtator për të mirëpritur 1100 nxënës.

MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Bashkim Fino” në Tiranë, e cila hap dyert këtë shtator për 1100 nxënës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Më 12 gusht, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspektoi punimet që po bëhen në këtë shkollë duke e konsideruar si një xhevahir për kryeqytetin. Veliaj nuk mundi të fshihte krenarinë teksa tha se është zgjidhur përfundimisht problem i mësimit me dy turne për 1100 nxënës. “Është vërtet një xhevahir për Njësinë 2. Kur mendoj se mësimi me dy turne ka qenë problem që kur ishim ne fëmijë, më vjen mirë që për herë të parë këtë vit nuk do të flitet më për shkollat me dy turne. Kemi ndërtuar një shkollë me 1100 nxënës kapacitet, plus 150 parashkollor, praktikisht kemi zgjidhur jo vetëm problemet e të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra kemi lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë”, tha Veliaj.

/rtsh.al/