RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama publikon pamjet nga Lungomare 2: Deri dje ishte një turp me kioska e ferra

15/04/2021

Rama publikon pamjet nga Lungomare 2: Deri dje ishte një turp me kioska e ferra

Qyteti bregdetar i Vlorës këtë sezon turistik do të jetë edhe më i bukur, pas përfundimit të projektit Lungomare 2.Kryeministri Edi Rama e nisi këtë të enjte duke publikuar pamje nga Lungomare 2 e Vlorës. Krahas videos së shpërndarë në “Facebook”-un e tij, kreu i qeverisë shprehet se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, ndërsa shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra. Ndër të tjera, zoti Rama premtoi se më shumë gjëra do të bëhen për Vlorën dhe krejt Shqipërinë.“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”.