RTSH 24 Live

Ekonomi

Rama publikon pamjet e bllokut të pallateve në Kavajë: Për disa javë hapen dyert për 359 familje

25/10/2021

Rama publikon pamjet e bllokut të pallateve në Kavajë: Për disa javë hapen dyert për 359 familje

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se për disa javë përfundojnë punimet në një bllok pallatesh në Kavajë, ku do të hyjnë 359 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video në Facebook, përmes së cilës tregon nga punimet në bllokun e pallateve. “Mirëmëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, tha kryeministri Rama.