RTSH 24 Live

Ekonomi

Rama publikon detaje nga projekti inxhinierik i portit të mallrave në Porto Romano.

24/09/2021

Rama publikon detaje nga projekti inxhinierik i portit të mallrave në Porto Romano.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar detaje nga projekti inxhinierik i Portit të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano. Ai bën te ditur në rrjetin social facebook se tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm. Në garë kanë marrë pjesë 14 kompani, prej të cilave u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. "Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022" shkruan zoti Rama.
Më parë qeveria Rama ka vendosur që Porti aktual i Durrësit të kthehet në një nga marinat më të mëdha në zonën e Mesdheut. Do të jetë një projekt afro 2 mld euro nga investitorë të mëdhenj që kanë operuar më herët në Lindjen e Mesme që do i kthejnë Durrësit zemrën e qytetit. Porti i Ri në zonën e Porto Romanos do të ketë parametra më të mëdhenj. Zhvendosja nuk do të prekë kontratat e kompanive të ngarkim-shkarkimit të mallrave. Transferim do ti shërbejë tre hekurudhave që do lidhin Durrësin me Tiranën, Hanin e Hotit dhe Prishtinën.